Betimi i kryetarëve në veri të Kosovës, Hovenieri: Të shmanget forca për hyrje në objektet komunale

18 maj 2023 | 15:21

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se duhet të shmanget çdo konflikt dhe përplasje që qon në rritjen e tensioneve me betimin e kryetarëve të rinj në veri.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ShBA-ja nuk mendon se është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave.

“I kam bërë disa komente edhe gjatë ditës së djeshme. Të njëjtat i diskutova edhe sot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se kjo gjë duhet të ndodhë në një mënyrë që shmang konfliktet dhe përplaset që mund të qojnë në rritjen e tensioneve në veri”.

“Ne jemi për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të mirë, ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”,  ka thënë Hovenier. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça e zhvillon sot ndeshjen kryesore të edicionit në…