Flamuri i Kosovës ngritët në Jerusalem në 75-vjetorin e shtetit të Izraelit

18 maj 2023 | 15:54

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se edhe flamuri i Kosovës është ngritur në Jerusalem në 75-vjetorin e shtetit të Izraelit.

Ajo ka bërë me dije se është organizuar ceremoni e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem.

“Me ftesë të ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e shtetit të Izraelit”, ka shkruar Demiri.

Të ngjashme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti shpesh herë një postim që e publikon…