Agon Amiga është “Hala i 3nt”

18 maj 2023 | 21:42

Rep-artisti i njohur shqiptar, Agon Amiga, është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një mungese të gjatë në muzikë.

“Hala i 3nt” titullohet kënga e tij më e re, e cila vjen thuajse dy dekada pas hitit të tij të padiskutueshëm “Ai është i 3nt” kur si pjesë e grupit Tingulli 3nt e sollën këtë këngë në atë kohë në bashkëpunim me këngëtaren Fatime Kosumi (e njohur tanimë si Andrra).

Agon Amiga në një intervistë për Telegrafin, flet për rikthimin e tij në muzikë, planet për të ardhmen dhe thashethemet e shumë diskutuara për labelin ‘BabaStars’..

Telegrafi: “Hala i 3nt” titullohet kënga juaj e re. Na flisni pak më në detaje rreth saj dhe pse vendosët ta titullonit kështu?

Agon Amiga: Po “Hala i 3nt” titullohet projekti im më i fundit muzikor. Ideja për realizimin e tij ka lindur spontanisht, në fillim refreni ishte pak i ngjashëm me këngën “i 3nt” por me kohë është ndërruar edhe titullin vendosa t’ia lë “Hala i 3nt” në memorie të refrenit të famshëm “Ai është i 3nt”.

Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe çereku i dytë i finales së pestë në Superligën…