Roma kualifikohet në finale të Ligës së Evropës

18 maj 2023 | 23:04

Bayer Leverkusen nuk ka mundur ta mposht Romën në ndeshjen e dytë, duke barazuar 0-0, rezultat që i dërgoi italianët në finalen e Ligës së Evropës.

Ndeshjen e parë e kishin fituar italianët në “Olimpico” me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk është se solli raste, me gjermanët që kishin më shumë nga loja. Moussa Diaby rrezikoi në minutën e 12-të, por që Rui Patricio ishte në vend.

Edhe në pjesën e dytë gjermanët ishin më kërkues, sidomos në minuta e fundi.

Serdar Azmoun dhe Jeremie Frimpong kishin raste, po që dështuan të shënonin.

Roma e Jose Mourinhos kalon në finalen e dytë evropiane për të dytin vit me radhë, pasi sezonin e shkuar shkuan dhe fituan në Ligën e Konferencës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja është kampionia e re e Kosovës në basketboll.…