Parashikimi i motit për nesër dhe ditë në vijim

18 maj 2023 | 23:24

Nesër në Kosovë do të kemi mot paksa më të ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale.

Rrallë në disa vise mund të ketë riga afatshkurtra shiu, ndërsa temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Vranësira do të ketë në tërë vendin por më të shumta parashihen sidomos në viset kodrinore-malore ku do të jetë ende freskët dhe me erëra mjaft të freskëta nga verilindja dhe lindja.

Në Shqipëri nesër shumë më shumë rreze diellore dhe mot i këndshëm. Parashihen vranësira të pakta lokale, ndërsa reshje atmosferike nuk pritet të ketë. Mot me vranësira dhe intervale kohore me diell nesër parashihet edhe në Maqedoninë Veriore, Luginës e Preshevës dhe Mal të Zi. Rrallëkund në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat shënojnë rritje graduale.

Të shtunën edhe më ngrohtë dhe më shumë intervale kohore me diell, megjithatë ende priten vranësira dhe mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh të dobët, afatshkurtër shiu. Në Shqipëri do të vijojnë të vijnë vranësira nga deti fillimisht të shtresave të larta por do të jetë ngrohtë.

E diela pak më e freskët në tërë rajonin ku priten intervale kohore me diell, por edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet do të jenë të karakterit lokal, më intensive në Shqipëri./METEOBALLKAN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen nuk ka mundur ta mposht Romën në ndeshjen…