![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/moti-sot-n-euml-maqedoni-me-diell-dhe-vran-euml-sira-lokale_hd-780x439-890x395.jpg)
Parashikimi i motit për sot
09 gusht 2018
| 00:03
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.
“Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.