Zyrtari i LDK-së: Kurti flet për kthimin e mërgatës, gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë qytetarë

19 maj 2023 | 16:10

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili të premten përmes një video ka thënë se rruga e qeverisë së tij është për kthimin e diasporës.

Hamiti ka shkruar në “Facebook” se kryeministri Kurti po flet për kthimin e mërgatës, ndërsa vetëm gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë qytetarë nga Kosova.

“‘Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës’, paska thënë kryeministri Kurti sot në një video. I buzëqeshur, i vetëkënaqur, kryeministri e thoshte këtë ndërsa në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes së tij të ‘shpresës’, mbi 100.000 kosovarë të zhgënjyer e kanë braktisur vendin dhe e kanë rritur mërgatën që Kurti thotë se do ta kthejë. Ikja e kosovarëve nga vendi ‘është diçka normale’, thoshte para 10 ditësh zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi. Kjo Qeveri e Kosovës po i përzë qytetarët e Kosovës, po e rrit mërgatën tonë, me synimin për ta kthyer mërgatën! A s’është absurde kjo?”, ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, kjo qeveri po e katandis Kosovën çdo ditë e më keq.

“Qeveria e Albin Kurtit po i përbuz qytetarët e Kosovës, po ua mbyt shpresën dhe po ua fyen inteligjencën. Katandisja e Kosovës nuk ndalet pa shkuar kjo Qeveri. Natyrisht, kjo është në dorën e qytetarëve të Kosovës, e atyre që e kanë votuar dhe e atyre që s’e kanë votuar këtë Qeveri demagogësh”, ka shkruar Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur…