Amator apo profesionist Prishtina Open 2023 turne për të gjithë

19 maj 2023 | 18:49

Vera po afrohet e së bashku me të edhe shumë aktivitete kulturore e sportive do t’i përjetojmë në ditët e nxehta, e një nga to është edhe turneu ndërkombetar i pingpongut Prishtina Open 2023, që do të mbahet me 17 dhe 18 qershor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Turneu individual i pingpongut organizohet nga Klubi i Pingpongut Priping me përkrahjen e Departamentit të Sportit të Komunës së Prishtinës dhe është njëherish turneu i parë ndërkombëtarë që është në kalendarin zyrtarë të ETTU-së.

Andaj nëse jëni entuziast i pingpongut dhe dëshironi ta sfidoni vetën në nivel ndërkombëtar, klubi Priping është kujdesur që të ketë kategori të ndryshme në këtë turne, si junior U19 pra moshat nën 19 vjec, për senior si dhe për veteran të moshes mbi 50 vjeçare, në dy gjinitë, vajza dhe djem.

Afati i fundit për regjistrim është 26 maj 2023, ku kane mbetur edhe më pak se 7 ditë për t’u bërë pjesë e këtij turne, andaj mos hezitoni dhe kaloni një fundjave sportive në qershor.

Regjistrimi në turne behët ne faqen www.priping.com

Ndërsa organizatorët kanë ndarë 5200 euro për fituesit e Prishtina Open 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet  20.5.2023 Punime të…