I gjuajtën ‘hajnat’, arrestohen 5 vëllezër në Prishtinë

21 maj 2023 | 08:54

Në lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar pesë vëllezër nën dyshimin se te shtëpia e tyre persona të panjohur kishin tentuar të kryenin vjedhje, për çka dhe kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri ndërmjet njëri-tjetrit, por pa ndonjë pasojë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë.

Ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ai i kishte paraqitur…