Bakhmuti është shkatërruar plotësisht

21 maj 2023 | 09:01

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se pak ka mbetur nga Bakhmuti dhe se qyteti është pothuajse plotësisht i shkatërruar.

I pyetur nëse është ende nën kontrollin e Ukrainës, Zelensky tha: “Mendoj që nuk është. Është vetëm në zemrat tona”, transmeton Telegrafi

“Duhet ta kuptoni që nga Bakhmuti nuk ka mbetur asgjë. Gjithçka kanë shkatërruar”, shtoi presidenti ukrainas.

Rusia pretendoi dje se kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit të rrënuar, duke shënuar fundin e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës 15-mujore.

“Është tragjedi”, tha Zelensky.

Sulmi u drejtua nga trupat mercenare të grupit rus Wagner, udhëheqësi i të cilit Yevgeny Prigozhin, tha më herët gjatë ditës se trupat e tij më në fund i kishin shtyrë ukrainasit nga zona e fundit e ndërtuar brenda qytetit.

Në anën tjetër, Kievi nuk i ka mohuar këto pretendime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e shtunë në Ferizaj.…