Bideni flet për pakon e re të mbështetjes ushtarake për Ukrainën

21 maj 2023 | 09:47

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar për një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Ai i tha Volodymyr Zelenskyt gjatë një takimi në Japoni, se ShBA-ja po bën gjithçka që mundet për ta forcuar mbrojtjen e Ukrainës për luftën me Rusinë.

Bideni, në margjinat e samitit të G7-s të liderëve botërorë, tha se paketa e ndihmës ushtarake përfshin municione, artileri dhe automjete të blinduara.

Presidenti amerikan theksoi se ShBA-ja do të sigurojë municion dhe automjete të blinduara.

“Ne do ta mbështetim Ukrainën dhe nuk do të shkojmë askund”, tha Bideni.

Në anën tjetër Zelenskyy e falënderoi liderin amerikan për mbështetjen.

“Ne jemi shumë mirënjohës. Nuk do të harrojmë kurrë. Faleminderit!” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës, konkretisht Forca e Sigurisë së Kosovës do…