![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/osmani-3.jpg)
Osmani kujton 24-vjetorin e masakrës së Stagovës
21 maj 2023
| 10:54
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Stagovës së Kaçanikut, ku u vranë 13 banorë të fshatit.
“24-vjet më parë forcat paramilitare të regjimit gjenocidal të Serbisë, në fshatin Stagovë të Kaçanikut vranë 13 banorë të fshatit dhe dogjën gjysmën e shtëpive. Qëllimet barbare të regjimit kriminal ishin evidente: shfarosja dhe spastrimi etnik. Kujtimi për martirët e Stagovës është i përhershëm, sikurse edhe përpjekja e vazhdueshme për t’i sjellë autorët e krimeve para drejtësisë”, ka theksuar Osmani.