Konjufca: Kur është puna për UÇK-në ka drejtësi, kurse për masakrën e burgut të Dubravës asnjë i dënuar

22 maj 2023 | 11:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në 24-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, e ka quajtur këtë masakër si aktin më të shëmtuar që Serbia e ka bërë në Kosovë.

Sipas tij, burgu është institucioni më i lartë i shtetit dhe se 1 000 të burgosur me qëllim ishin grumbulluan për tu vrarë dhe masakruar nga shteti serb.

Konjufca ka thënë se përgjegjësi është më se e ditur se shteti serb e ka bërë këtë krim makabër, por që “fatkeqësisht ende nuk ka drejtësi”.

Madje, ai ka thënë se kur është puna për UÇK-së po ka drejtësi, kurse për masakrën e burgut të Dubravës nuk është shpallur asnjë i dënuar, raporton “EO”.

“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Burgu është si institucion për nga definicioni, si 100 për qind që kontrollohet prej shtetit dhe këtu 1 000 të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe u vranë e u masakruan”.

“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi”.

“I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi dhe Manchester City sfidojnë njëra tjetrën më 10 qershor,…