![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/kek-1.jpg)
KEK-u njofton se blloku A5 është kthyer në operim
22 maj 2023
| 11:25
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë me dije se njësia A5 është rikthyer në operim pas fazës testuese.
Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u është thënë se pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot (e hënë) pas mesnate.