Gjermania ia dhuron Policisë së Kosovës pesë furgonë

22 maj 2023 | 11:57

Policia Federale e Gjermanisë, në një ceremoni të organizuar të hënën ka bërë dhurimin e radhës të një donacioni prej pesë  automjeteve – furgonë për Policinë Kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës (PK), në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i PK-së, Fehmi Hoti, ambasadori i Gjermanisë në Kosovës,  Jorn Rohde, stafi i lartë menaxhues i policisë dhe përfaqësues të tjerë.

“Ky donacion dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë, e në veçanti me Policinë Kufitare, në luftimin e krimit të organizuar, atij trans-kufitar si dhe mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror”, ka njoftuar policia.

Me këtë rast, ministri Sveçla dhe zëvendësdrejtori Hoti kanë falënderuar ambasadorin gjerman dhe Policinë Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin, përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka bërë dhe po bën ndaj Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra është duke vazhduar ta…