Kurti: Serbia i grumbulloi të burgosurit në Dubravë për t’i vrarë dhe pushkatuar

22 maj 2023 | 12:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të hënën burgun e Dubravës me rastin e 24-vjetorit të masakrës.

Kurti ka thënë se Serbia i kishte grumbulluar të burgosurit në Dubravë për t’i vrarë dhe pushkatuar.

“Përtej të dhënave na shtrohet edhe një problem se si duhet të lexohen këto masakra, vrasje e burgosje. Një nga mënyrat për ta kujtuar historinë e Kosovës është për të lexuar për burgosjen sipas rendit juridik”.

“Të burgosurit politikë shqiptarë ishin një kategori në vete që nuk mund të injoroheshin. Shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 900 të burgosur politikë, i solli në Dubravë për t’i pushkatuar. Këtë burg e bëri një farë kampi i të burgosurve politik”, ka thënë Kurti.

24 vjet më parë në burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.

masakra e Dubravës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen…