Dogana sekuestron mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim

22 maj 2023 | 12:36

Dogana e Kosovës ka njoftuar se se në fshatin Novak të Prizrenit ka sekuestruar 32 mijë e 850 litra verë dhe 2 mijë e 350 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm.

Pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga Dogana për prodhim dhe mbajtje janë bllombuara.

“Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, ‘Merlot’ 14 për qind alkool, sasia 5 mijë litra, verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, ‘Cabernet Sauvignon’ 14 për qind alkool, sasia 7 mijë litra, raki rrushi 2021, 43 për qind alkool, sasia 2 mijë e 150 litra, verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, ‘Merlot’ 13 për qind alkool, sasia 5 mijë litra, verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, ‘Cabernet Sauvignon’ 12.5 për qind alkool, sasia 15 mijë e 850 litra, raki rrushi 2022, 45 për qind alkool, sasia 200 litra dhe mbetje të verës, sasia 200 litra”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Për mallin e konstatuar dhe të ndaluar si më sipër, taksat e akcizës arrin në vlerën rreth 30 mijë euro.

Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme pas intervistimit të personave përgjegjës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të hënën burgun…