Shefi i deputetëve të PDK-së: Qeverisë nuk i bën përshtypje agjenda parlamentare

22 maj 2023 | 15:12

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Qeverisë së Kosovës nuk po i bëhet vonë për agjendën e bllokuar parlamentare.

Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka thënë se po të kishte sipas tij një qeveri më efektive, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte në punën e ekzekutivit.

“Kemi një qeverisje, që vetëm qeverisje nuk mund ta quajmë. Sepse sikur të kishim një qeveri më efektive, sikur të kishim një kryeministër më efektiv, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte jashtëzakonisht shumë në punën e qeverisë. Pra ky fakt kryeministrit nuk i bën përshtypje fare”.

“Kësaj qeverie nuk i bën përshtypje fare që agjenda parlamentare është e bllokuar ju mund të imagjinoni se në çfarë situate e kemi qeverisjen në vend. Atyre s’ju ec asnjë projekt, as në çështjet e arsimit, ekonomia buzë kolapsit. E kemi një bllokadë të madhe që qeverisë nuk po i bëhet vonë fare”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez ka diskutuar një temë që shumë njerëz zakonisht…