Klinaku: Deputetët e LV-së po punojnë kundër veteranëve të UÇK-së, jemi të gatshëm të protestojmë

22 maj 2023 | 15:43

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka bërë me dije se të mërkurën do të paraqitet në komisionet parlamentare Ligji që rregullon minimalen minimale .

Ai ka thënë se janë duke u bërë përpjekje që veteranët e UÇK-së të mos jenë pjesë e pagës minimale.

Në këtë kontekst, Klinaku ka fajësuar deputetët e Vetëvendosjes se janë duke punuar kundër veteranëve të UÇK-së.

Më tutje, Klinaku ka kërkuar nga veteranët e UÇK-së që të bëhen gati për të protestuar.

“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë edhe veteranë të luftës së UÇK-së, për shkak të partisë apo liderit vazhdojnë që të punojnë kundër interesave të veteranëve. Pasnesër, e mërkurë, do të paraqitet në komisione paga minimale dhe bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët. Edhe pse nuk besoj se do të kenë vota të mjaftueshme që pushteti të merr përkrahjen e komisionit lidhur me këtë. Synohet pastaj që kjo çështje të paraqitet pa përkrahjen e komisionit në Kuvend, por ne duhet të jemi të gatshëm për protesta”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Lirim Kastrati përjetoji një moment…