Berisha: Në këtë burg është kryer masakër dhe gjenocid ndaj të burgosurve shqiptarë

22 maj 2023 | 20:59

Ish- i burgosuri e i mbijetuari në masakrën e Dubravës, Valon Berisha ka kujtuar masakrën e ndodhur në këtë burg 24 vite më parë.

Berisha edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetsore nga pasojat e maltretimeve gjatë kohës sa ka qenë nëpër burgjet serbe, ka bërë rrugë së bashku me bashkëvuajtësit e tij, Shefket Topojanin, Sherif Berishën, Shaban Çupin e ish të burgosur tjerë për të nderuar e kujtuar të rënët gjatë peiudhës 19-24 maj 1999.

Në këtë burg është vra i borgosuri më i ri Suad Brava nga Hani i Elezit, si dhe nga komuna e Kaçanikut Gafurr Luma, Mejdi Dalloshi, Danush Kurtaj e Tefik Raka dhe shumë dëshmorë tjerë nga çdo vend i Kosovës.

Në nderim të të rënëve ka marr pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili ka qenë në të njëjten qeli me Valonin në burgun e Nishit.

“Me Albinin ishim bashk në burgun e Nishit me një qeli, dhe sot nderuam gjithë të rënët në masakren e burgut të Dubravës.”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i Valon Berishës në “Facebook”:

24 vite me pare saktesisht në vendi ku jam ulur me kryeministrin Albin Kurti, filluan të shtënat nga forcat serbe ku mbeten të vrarë 116 dhe 186 të plagosur.

Këtu është kryer masaker dhe gjenocide vetëm pse ishim shqiptar.

Me Albinin ishim bashk në burgun e Nishit me një qeli, dhe sot nderuam gjithë të rënët në masakren e burgut të Dubravës.

Lavdi!??

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ngjarje të rëndësishme historike si 24-vjetori i masakrës…