Adis Beqiragiq emërohet trajner i KB Trepça

23 maj 2023 | 12:16

Finalistja e Superligës së Kosovës në basketboll, KB Trepça e ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, boshnjakun Adis Beqiragiq.

“Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë që Adis Beqiragiq është trajner i ri i skuadrës sonë. Beqiragiq është trajner i dëshmuar në basketbollin tonë dhe shumë i suksesshëm”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Beqiragiq më parë ishte pjesë e Golden Eagle Yllit ndërsa është përzgjedhës edhe i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës. Trajneri boshnjak do të zëvendësojë Ilir Selmanin që e udhëhoqi Trepçën në dy finalet e fundit të “play-off”-it të Superligës së Kosovës. Trepça humbi në finale kundër Pejës duke mos arritur ta sjellë trofeun e shumëkërkuar në Mitrovicë edhe pas një dekade.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë…