Arsenali synon transferimin e Gundoganit

23 maj 2023 | 14:25

Arsenali po përgatitet të hyjë në garë për transferimin e kapitenit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. Mesfushorit gjerman i skadon në fund të qershorit kontrata me tre herë kampionët në fuqi të Ligës Premier.

Ai ka të ngjarë të largohet në verë si lojtar i lirë, me Barcelonën që përflitet se i ka ofruar një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, sipas mediumit “Evening Standard”, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron të ribashkohet me Gundogan.

“Gunners” janë të interesuar t’i shtojnë ekipit të tyre ish-kontingjent të Cityt, pasi tashmë në sezonin e fundit morën dy lojtarë nga “Etihad”. Arsenali tashmë ka Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko, të cilët mbërritën verën e kaluar dhe patën sukses në “Emirates”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke pas parasysh që tashme kemi hyrë në sezonin kur…