Rugova: Prishtina do të bëhet me 15 fusha të reja

23 maj 2023 | 14:44

Drejtori për Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka njoftuar se kryeqyteti do të pasurohet me disa fusha, të cilat do të rinovohen dhe do të transformohen në pjesë të ndryshme.

Rugova i ka inspektuar fushat në lagje, të cilat konsideron se janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa ai po e nis projektin e radhës për rregullimin e tyre.

“Sot jam në Kolovicë, për të evidentuar gjendjen e mjerueshme të fushës së jashtme sportive. Fatkeqësisht, në gjendje të tillë janë edhe shumë fusha të tjera në Komunën e Prishtinës. Prandaj, sot, zyrtarisht, po nis projektin e radhës për rinovimin dhe transformimin e 15 fushave të para në mbarë kryeqytetin. Projekti do të vazhdoje edhe në fazën e dytë – ku asnjë fushë nuk do ta lemë pa rregulluar. Prishtina është dhe do mbetet qytet i Sportit! S’ka mu ndal”, ka thënë Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 4-vjeçar që ka…