Shtatë të arrestuar lidhur me abuzimin racist ndaj Viniciusit

23 maj 2023 | 16:31

Shatë persona janë arrestuar sot nga policia spanjolle nën dyshimet për thirrje racore ndaj futbollistit të Real Madridit, Vinicius Jr.

Tre prej tyre u arrestuan sot në Valencia, kurse katër të tjerë janë arrestuar në Madrid, lidhur me abuzime racore muaj më parë.

Vinicius është përballur me thirrje racore tash e sa kohë në ndeshjet e La Ligas, teksa ka hasur në probleme xhiron e fundit ndaj Valencias.

Liga kryesore e futbollit të Spanjës ka kërkuar ndryshime në ligjin spanjoll që do t’i mundësonte asaj të marrë hapa për të frenuar racizmin në stadiume, shkruan Reuters

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shprehur mbështetje për Vinicius Jr, për të cilin ai priste që të qëndronte në klub.

Ai ka kritikuar protokollet e” vjetruara” të Spanjës për t’u marrë me racizmin në këtë sport duke shtuar se do të konsideronte t’i largonte lojtarët e tij nga fusha nëse ata do të abuzoheshin përsëri gjatë një loje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka…