FIBA shpërblehen me mirënjohje Fetahun dhe Dushkun

23 maj 2023 | 17:00

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku janë shpërblyer më mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në mandatin 2019-2023 në cilësinë e anëtarëve të Komisioneve të FIBA Evropës.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Fetahu gjatë mandatit katërvjeçar ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor të FIBA Evropës (FIBA Europe Legal Commission), kurse Dushku ka qenë anëtare e Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahut dhe Dushkut mirënjohjet ua ndanë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës të mbajtur në Munich, presidenti i FIBA-s, Hamane Niang, sekretari Gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis, presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel (tashmë ish-presidenti) dhe drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Duhet theksuar se më 20 maj në Munich është zgjedhur edhe presidenti dhe Bordi i ri i FIBA Evropës. President i FIBA Evropës në mandarin 2023-2027 është zgjedhur Jorge Garbajosa, kurse një vend në Bord të FIBA Evropës e ka siguruar edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, e që është e hera e parë për basketbollin kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është varrosur sot, në varrezat e fshatit Caravik të Klinës,…