Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së!

24 maj 2023 | 14:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,  pas publikimit të raportit të Institutit Demokratik të Kosovës për transparencën e komunave, ka thënë se është krenar me qeverisjen komunale të kësaj partie.

Me këtë rast, Krasniqi ka falënderuar kryetarët e komunave që drejtohen nga PDK-ja për angazhimin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së! Komuna e Skenderajt, e qeverisur nga Kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Institutit Demokratik të Kosovës. Në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisura nga PDK, Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit. Ndërkaq, në pjesën e parë të tabelës për qeverisje të mirë janë edhe Kaçaniku e Vushtrria. Kjo është ajo që kemi premtuar dhe, sot, jam tejet i lumtur dhe krenar që Kryetarët e komunave ku qeverisim ne, po përmbushin premtimet dhe vizionin tonë qeverisës: Transparent, profesional dhe në shërbim të qytetarëve. Faleminderit kryetarëve dhe ekipeve të tyre në Skenderaj, Mitrovicë, Prizren, Drenas, Ferizaj, Han të Elezit, Kaçanik dhe Vushtrri – për punën e mirë gjatë vitit të kaluar.  Le të jetë ky vetëm fillimi për një mandat efikas dhe që do të përmirësojë ndjeshëm komunat që ne qeverisim dhe jetën qytetarëve tanë që jetojnë aty”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Certifikimi i KESCO-s me tri lloje të ISO-ve, është një…