Casemiro mund të bindë Neymarin të firmos për Unitedin

24 maj 2023 | 16:11

Neymar Jr mund të bëhet një nga protagonistët e merkatos së ardhshme të transferimeve. Sulmuesi brazilian përjetoi një sezon të vështirë te PSG-ja, i kushtëzuar nga lëndime të ndryshme, dhe qëndrimi i tij në Francë nuk është aspak i sigurt pavarësisht kontratës së majme deri në vitin 2025.

Sipas “L’Equipe”, O’Ney po merr seriozisht idenë e një ndryshimi të mjedisit dhe Manchester United është gati të hyjë në tratativa.

Lojtari i “Djajve të kuq”, Casemiro, bashkatdhetari i tij brazilian mund të ketë një rol të rëndësishëm në negociata dhe do të përpiqet të bindë Neymar-in të pranojë sfidën. Sulmuesi prej vitesh është pjesë e PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ka përfunduar…