Më 1 qershor LDK-ja fillon procesin e zgjedhjeve të brendshme

24 maj 2023 | 17:31

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se kjo parti më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Ai njoftoi se të premten do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së për t’u përgatitur për këto zgjedhje.

“Sot kryesia e LDK-së ka marrë vendim që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme. Për ne ky proces është festë, sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, është shprehur Abdixhiku në një konferencë për medie.

Ai ka thënë se LDK-ja është e bashkuar në këtë proces.

“S’ka mospajtime në mes partisë. Partia është më e bashkuar se kurrë. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur”, është shprehur Abdixhiku.

Ai po ashtu shtoi se kanë marrë vendim të hapin katër degë në komunat veriore të Kosovës, si dhe të kenë organizim territorial të degëve në mërgatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup i të mbijetuarve të masakrës së ndodhur në…