Martinez: Jam shumë i lumtur, dua edhe një kupë tjetër këtë sezon

25 maj 2023 | 10:55

Lautaro Martinez ishte lojtari i ndeshjes me dy golat vendimtar për fitoren e Interit ndaj Fiorentinës në finalen e Kupës së Italisë (2-1).

Sulmuesi argjentinas ka thënë se është shumë i lumtur, por që se e dëshiron edhe një kupë tjetër në këtë edicion. Siç dihet, Interi do të luajë më 10 qershor në finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

“Sinqerisht, jam i prekur, sepse prej disa vitesh ne i sjellim trofe këtij klubi të madh dhe duhet të vazhdojmë kështu. Jam shumë i lumtur. Doja të ngrija një kupë tjetër, kjo është ajo që ka të bëjë sporti, fitorja. Ne filluam keq në 15 minutat e para, por më pas gjetëm qasjen e duhur dhe arritëm ta kthenim atë. Jam shumë i lumtur që e kthej këtë trofe në Milano, ose më mirë ta mbajmë atë, duke parë se aty ishte vitin e kaluar”, ka thënë Martinez.

Zikaltërit fituan Kupën e Italisë sezonin e kaluar, duke mundur Juventusin në kohën shtesë.

“Dua të vazhdoj të jap kontributin tim për Interin, sepse kjo është ajo që ka rëndësi”, ka përfunduar sulmuesi argjentinas, i cili e fitoi edhe Kupën e Botës me Argjentinën në Katar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Skënder Musa, ka vlerësuar…