Shala: Nëse Kurti s’reagon për skandalet në Ministrinë e Tregtisë, dikush i fortë po qëndron prapa

25 maj 2023 | 11:19

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar në seancën e sotme të Kuvendit një rezolutë për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka marrë fjalën i pari, duke thënë se menaxhimi i këtij dikasteri nga ministrja Rozeta Hajdari “ka shënuar dështim dhe skandale të vazhdueshme gjatë këtij mandati qeverisës”.

Ai ka thënë se ka shumë “skandale e afera të pazbuluara ende”.

“Ju them me përgjegjësi të plotë. Nëse pas sotit, kryeministri Albin Kurti dhe mazhoranca nuk reagojnë, atëherë ta keni të qartë se dikush i fortë, shumë i fortë në qeveri po i qëndron prapa në mbulimin e këtyre aferave milionëshe”, ka thënë Shala.

Pas tij, ka folur kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Si po keni mundësi me i pasur gjithë këto informatat tjera për gjithë sektorët tjerë, e nuk po i keni informatat për periudhën kur keni bashkëqeverisë”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka përmendur sukseset, që sipas saj i ka shënuar Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Peci ka dhënë betimin si kryetar i ri i…