Tahiri kërkon dorëheqjen e ministres Hajdari: Ka keqpërdorur rezervat shtetërore

25 maj 2023 | 11:34

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se një nga skandalet më të mëdha që qeveria Kurti ka prodhuar ndërlidhet me rezervat shtetërore.

Ai ka thënë se procedurat për t’i klasifikuar rezervat shtetërore si sekret shtetëror janë të kundërligjshme.

Për këtë, Tahiri ka paralajmëruar i padi ndaj ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Po ashtu, ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres Hajdari për keqpërdorimet që ai po pretendon se kanë ndodhur në kohën kur ajo e drejton ministrinë e Tregtisë.

Sipas tij, kryeministri Kurti duhet ta zëvendësojë atë me ndonjë “zonjë apo zotëri” të nderuar.

“Një prej skandaleve të më mëdha i keni rezervat shtetërore. Procedurat e cilat janë klasifikuar si sekret shtetëror të rezerva shtetërore janë të kundërligjshme. Do të iu padisim dhe do të iu ndjekim në gjykatë për këtë rast. Vendi ku ruhen rezervat është normale me qenë sekret shtetëror, ajo s’duhet me u ditë, por sa është dhe si është blerë, procedura, kompanitë, nuk munden me qenë sekrete shtetërore”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.

Prandaj, Tahiri ka thënë se me këtë çështje Hajdari do të ballafaqohet në gjykatë, pasi siç ka thënë ai ka pasur keqpërdorime me rezervat e shtetit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ambasadori…