Reali kërkon Daviesin, Bayern synon Hernandezin

25 maj 2023 | 11:37

Real Madrid është vënë në kërkim të një anësori të majtë, objektivi i tyre kryesor për sezonin e ri është Alphonso Davies. Ylli i Bayern Munchen nuk është emër i padëgjuar në Madrid, stafi drejtues i Realit kanë tentuar edhe më herët të joshin anësorin kanadez.

Sipas “TuttomercatoWeb”, nëse Davies largohet nga Bayerni atëherë gjigantët gjerman do të tentojnë të joshin Theo Hernandez. Anësori i Milanit është vëllai i Lucas Hernandez, një kartë që Bayerni do ta shfrytëzojë për ta bindur.

Futbollisti francez ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në Milano, por një ofertë nga Bayern është gjithnjë tunduese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ambasadori…