Dortmundi ngre çmimin e Bellinghamit: Pas titullit vlen më shumë

25 maj 2023 | 12:47

Te Borussia Dortmund janë të sigurt se do të fitojnë titullin kampion, aq sa kanë vendosur të luajnë edhe me çmimin e lojtarëve në merkato.

Në qendër të vëmendjes është padyshim mesfushori anglez Jude Bellingham, që do të lërë Dortmundin, me shumë gjasa për t’u transferuar te Real Madrid. Megjithatë, shefi i klubit gjerman Sebastian Kehl, shprehet se deri më tani nuk ka marrë asnjë

ofertë zyrtare për 19-vjeçarin britanik. “Asnjë propozim konkret apo zyrtar. Ne jemi fokusuar te ndeshja e së shtunës, për të fituar titullin. Këtë gjë mendon edhe Jude”, ka thënë Kehl.

“Të gjithë mendojmë për ndeshjen e fundit dhe fitimin e titullit. Jemi fokusuar tek ndeshja ndaj Mainzit. Nëse fitojmë titullin gjërat ndryshojnë edhe çmimi i lojtarëve ndryshon. Ka shumë thashetheme për lojtarin, por asnjë ofertë konkrete në tavolinë”, u shpreh Kehl.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike…