Edhe një klub i madh italian interesohet për Zhegrovën

26 maj 2023 | 13:48

Edon Zhegrova mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Ditë më parë u fol për një interesim të mundshëm të Milanit për shërbimet e yllit nga Kosova.

Ndërsa tash, mediumi i njohur italian “Corriere dello Sport” ka raportuar se një tjetër klub nga Serie A ia ka vënë syrin futbollistit të Lille.

Më saktësisht, në garë për përfaqësuesin kosovar është futur edhe Napoli.

Kampioni i freskët italian i ka raportet e shkëlqyeshme me Lillen dhe kjo mund ta lehtësojë punën për transferimin e Zhegrovës në stadiumin “Maradona”.

Futbollisti i krahut të djathtë është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë dhe Napoli mund ta transferojë atë për 10 milionë euro.

Kohë më parë spekulohej për një interesim të mundshëm të Arsenalit për ish-futbollistin e Baselit, i cili nuk e ka fshehur kurrë ëndrrën e tij që një ditë të luajë në Barcelonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën, Viola…