Bujar Osmani: Është e rëndësishme të ulen tensionet në veriun e Kosovës

26 maj 2023 | 14:05

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit mbanë kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të premten në Prishtinë se është e rëndësishme që të ulen tensionet në veriun e Kosovës për t’i dhënë hapësirë procesit politik të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Osmani i cili po qëndron në Prishtinë pas vizitës së një dite më parë në Beograd, tha se misioni i OSBE-së e mbështet fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të kontribuonte në qëndrueshmërinë rajonale.

“Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet në terren në veri të Kosovës për t’i dhënë hapësirë procesit politik të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Osmani, duke nënvizuar se dialogu në rajonin e Ballkanit Perëndimor është dëshmuar gjithmonë të jetë i dobishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale të “Grand Prix” të…