Policia e Kosovës e merr nën kontroll ndërtesën e komunës së Zveçanit (video)

26 maj 2023 | 14:11

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë hyrë në ndërtesën e komunës së Zveçanit dhe me atë rast kanë përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Gjatë këtij aksioni janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por nuk raportohet për të lënduar. Është bërë me dije se është djegur edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe,  që të gjithë shqiptarë janë betuar një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të diel do të bie perdja e këtij edicioni…