Haradinaj: Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë

26 maj 2023 | 18:36

Për situatën në veri ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se tensionet në veri janë të papranueshme.

“Sulmet dhe lëndimi i policëve janë akt i rëndë dhune dhe si të tilla janë të dënueshme. Serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna dhe të mos bijnë pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se: “Kryeministri i Kosovës nga ana e tij, të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë”.

Ai ka theksuar se ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta.

“Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë në kapërcimin e gjendjes së krijuar në veri”, ka shkruar Haradinaj.

“Apeloj tek qytetarët serbë dhe tek institucionet e Kosovës që të bëjnë të pamundurën në qetësimin e situatës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me rastin e ngritjes së gatishmërisë luftarake të Ushtrisë…