Gruaja ngeci për orë të tëra në gjysmë të rrugës në ‘shkëmbin vertikal’

29 maj 2023 | 08:44

Një shtetase e Kroacisë e cila të dielën kishte ngecur në shkëmbinjtë e malit Velezh është shpëtuar nga pjesëtarët e Shërbimit Policor të Mostarit dhe është transferuar në spitalin e Mostarit.

“Po zbresim, ajo është transferuar në spital dhe nuk kemi informacion të mëtejshëm”, kanë thënë sot herët në mëngjes nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Mostarit, përcjell Telegrafi.

Kroatja ngeci për orë të tëra në gjysmë të rrugës në shkëmbin vertikal, i cili është rreth 400 metra i lartë, por për momentin nuk dihet saktësisht se çfarë shkoi keq, përveç se ajo rrëshqiti teksa po ecte me një grup njerëzish nga Zagrebi.

Dhe sipas informacioneve të para jozyrtare, gruaja ka pësuar lëndime të rënda fizike.

Më herët të dielën, shërbimi i helikopterëve thuhet se u përpoq të afrohej me gruan e lënduar, por edhe pas rreth 20 tentimesh, ata nuk mundën t’i afroheshin asaj.

Për këtë arsye, rreth 80 shpëtimtarë vazhduan operacionin e shpëtimit në këmbë. Ata arritën deri te ajo dhe ta zbrisnin në tokë të sigurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ngjarjeve në mëngjesin e sotëm në komunat veriore të…