Deputetja e PDK-së kërkon dorëheqjen e ministres Gërvalla

29 maj 2023 | 12:22

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në lidhje me raportimin e pasurisë së saj.

Me këtë rast, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Gërvalla.

“Tashmë kur ndaj saj edhe është ngritur aktakuza, ministrja e skandaleve duhet ta ndërmarrë veprimin e vetëm që është dashur ta ndërmarrë përgjatë këtyre dy viteve të fundit: dorëheqjen e menjëhershme e të parevokueshme!”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e për Kosovën Viola…