Bellinghami, ‘Lojtari i vitit’ në Bundesliga

29 maj 2023 | 12:46

Jude Bellingham e mori çmimin “Lojtari i vitit” në Bundesliga. Borussia Dortmund humbi një epërsi prej dy pikësh dhe ia dhuroi titullin e ligës Bayern Munchenit pasi arritën vetëm një barazim 2-2 kundër Mainz në ndeshjen e fundit.

Pavarësisht gjithë zhgënjimit për humbjen e titullit në ditën e fundit, Bellinghami arriti të merrte një çmim ngushëllues duke fituar çmimin “Lojtari i Vitit”.

Reprezentuesi anglez shijoi një sezon të shkëlqyer me skuadrën gjermane pasi shënoi 14 gola dhe dha shtatë asistime në 42 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në…