![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/hashim-thaci-thote-se-nuk-eshte-pyetur-nga-specialja-per-shtepine-e-verdhe-dhe-raportin-e-dick-marty.jpg)
Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë
29 maj 2023
| 15:20
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që nga ora 12:30 ka ardhur sot në Kosovë. Bëhet e ditur se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë.
Burimet e “Epoka e re” bëjnë me dije se forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku ish-presidentit Thaçi i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.
Kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020. Nuk ka informacione se sa ditë do të qëndroj ish-presidenti te familja e tij.
Procesi gjyqësor në rastin e Thaçit dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë.