Molliqaj për situatën në veri: Kurti po tërhiqet

29 maj 2023 | 16:40

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar për situatën e ditëve të fundit në veri të Kosovës.

Molliqaj, duke komentuar dërgimin e kryetarëve të zgjedhur në veri me polici, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po tërhiqet sikurse në rastin e targave të automjeteve.

Lavdia liderit, autonomia Serbisë. Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave nr. 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më hëret. Ndërkohë, statuti i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua ‘ligjshmëria e targave’. Nëse prej këtij gjesti ‘çlirimtar’ e ‘sovranist’ përfundojmë te Asociacioni, këtu kemi një kontradiktë logjike. Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest. Gjesti shpesh shënon diçka, më shpesh shquan dikë. Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë.  Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës. Tash Kurti e ka një apologji për statutin – kinse provoi. Një pranim ‘heroik’, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në episodin e fundit të podcast-it me Jay Shetty, Kim…