Përfaqësuesi amerikan i KFOR-it: Personat e maskuar po bëjnë lëvizje të dyshimta

29 maj 2023 | 16:43

Një përfaqësues amerikan i KFOR-it ua ka përmendur përfaqësuesve të Listës Serbe faktin se ka vërejtur një numër të madh të personave të maskuar që u janë bashkuar protestuesve para objektit të komunës së Zveçanit.

Siç raporton “Kossev”, përfaqësuesi amerikan i KFOR-it ka thënë se personat e maskuar “po lëvizin në mënyrë të dyshimtë”.

Në këtë rast, raportohet se Igor Simir, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë se “duhet t’i mbulojnë fytyrat e tyre në mënyrë që nesër policia të mos i ngacmojë dhe arrestojë ata”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar për…