Protestat vazhdojnë në veri

30 maj 2023 | 08:38

Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të vendit, atë në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.

Sot është dita e tretë e protestave, pas grumbullimit të serbëve të premten dhe të hënën.

Pranë ndërtesave të Komunave në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, ka prani të pjesëtarëve të KFOR-it, por edhe të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit.

Të hënën pas protestave të dhunshme u lënduan 25 pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa u dëmtuan dhe u dogjën edhe vetura të mediave në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë me…