Ofertë e ‘çmendur’ nga Bayerni për Ricen

30 maj 2023 | 11:39

Bayern Munchen është shpallur me shumë fat kampion në Gjermani, por në këtë klub po bëhen reforma të mëdha.

Përveç që ka ndryshime në stafin drejtues, ndryshime pritet të këtë edhe në radhët e futbollistëve, derisa në klub e kanë përpiluar edhe listën e përforcimeve.

“Daily Express” raporton se Bayerni e ka përgatitur një super ofertë për mesfushorin e West Ham United, Declan Rice. Gjithnjë sipas këtij mediumi “bavarezët” janë gati të shpenzojnë 95 milionë sterlina për mesfushorin e përfaqësueses angleze, i cili kërkohet edhe nga Arsenali.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi “Robin” Krasniqi synon ta jetojë ëndrrën e tij të…