![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/agk.png)
AGK-ja: Gazetarët sulmohen me gjësende të forta në Leposaviq
30 maj 2023
| 13:26
Gazetarët e medieve të ndryshme janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë me dije se në një transmetim direkt të medieve, shihen disa gra duke tentuar t’i pengojnë gazetaret e “RTV Dukagjinit”, “Kohës” dhe medieve të tjera të raportonin “live” nga kjo komunë.
Po ashtu është bërë me dije se ky asociacion ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës, që t’u sigurojë një perimetër të sigurt të raportimit kolegëve tanë.
AGK-ja u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve që të respektojnë udhëzimet e dhëna nga zyrtarët e Policisë së Kosovës që janë prezent atje, dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.