Klubi Politik ‘Afrim Zhitia’ përkujton heroin Ali Ajeti

30 maj 2023 | 14:08

Klubi Politik “Afrim Zhitia”  ka përkujtuar heroin e Kosovës, Ali Ajeti, i cili kishte rënë për të mos vdekur kurrë më 30 maj të vitit 1989.

Ky klub, ka bërë me dije se Ajeti kishte rënë në altarin e lirisë në kohën kur në Kosovë ishte për vizitë një delegacion nga Parlamenti Evropian.

“Më 30 maj 1989 , kur po vizitonin Kosovën përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, me vendim të LPK-së, dhe nën organizim të sekretarit organizativ, Afrim Zhitia janë organizuar demonstrata në Prishtinë, Podujevë, etj. Në Podujevë gjatë kundërvënies kundër shtypjes serbe, bie guerilësi Ali Ajeti. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Ali Ajeti”,  ka njoftuar Klubi Politik “Afrim Zhitia”, i cili drejtohet nga Ragip Shala.

Ali Ajeti ka lindur në vitin 1957 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme kundër pushtuesit serb. Veprimtaria e këtij grupi i përkiste “Çështjes Kombëtare”. Ky grup më vonë (dhjetor 1989) ishte quajtur “Çeta e Llapit”. Në vitin 1989, Ali Ajeti ka rënë heroikisht në fshatin Shtedim në Podujevë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar disa statistika të…