Kurti dhe Vuçiqi nuk shkojnë në Bratisllavë

30 maj 2023 | 14:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të shkojë në Bratisllavë, sepse “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

Vuçiqi këto komente  i ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Burime të BE-së e përmendën Bratisllavën si vend të mundshëm takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ato kanë thënë se nuk ka asgjë të konfirmuar, por se po punojnë në këtë drejtim.

Në Bratisllavë, aktualisht, po mbahet një takim për sigurinë dhe Kurti dhe Vuçiqi kanë qenë të ftuar.

Nga kabineti i kryeministri Albin Kurtit kanë thënë më herët për “Radion Evropa e Lirë”-in se shkuarja e tij në Bratisllavë ka qenë e planifikuar, por është shtyrë, për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka…