Joa Felix nuk është në planet e Pochettinos
Maurichio Pochettino tashmë ka marrë vendimin e parë të madh, në atë që do të jetë një revolucion te Chelsea në këtë verë. Trajneri argjentinas u prezantua zyrtarisht te skuadra londineze këtë të hënë, ndërsa ka filluar të implimentojë planin e tij.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano raporton se Pochettino i ka bërë me dije bordit të Chelseat se Joa Felix nuk është në planet e tij dhe nuk ka nevojë të blihet.
“Joao Felix nuk do të qëndrojë në Chelsea sezonin e ardhshëm”, kështu ka bërë të ditur gazetari.
“Pochettino ka vendosur, Joao kthehet në Atletico”.
Këtë informatë, Romano e ka marrë nga presidenti i klubit spanjoll, Cerzeo.
“Ne jemi informuar se Poch nuk llogaritë në Joao Felix te Chelsea. Ai do të kthehet këtu, do të shohim, nuk kemi planifikuar asgjë”, ka thënë presidenti i Atleticos, Cerezo.
Portugezi ishte i lumtur në Londër, mirëpo argjentinasi nuk e sheh në planet e tij, ndërsa raportohet se Manchester United, Arsenali dhe Liverpooli po synojnë transferimin e tij.