Lushi: Në Uashington ka një hidhërim me Kosovën që nuk e kam parë kurrë

30 maj 2023 | 17:13

Veprimtari Uk Lushi është shprehur i shqetësuar me raportet e Kosovës me ShBA-në, pas tensioneve të fundit në veri të vendit.

Ai ka paralajmëruar se tani ka rrezik që veriu i vendit të vendoset nën protektorat ndërkombëtar.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se në Uashington ka një hidhërim për Kosovën, të cilin nuk e ka parë kurrë deri me tani.

“Më shumë trupa të NATO-s në Kosovë do të thotë më shumë trupa të huaja në shtetin e Kosovës. Kjo do të thotë më pak pushtet dhe fuqi për Kosovën. Më shumë prani e huaj në Kosovë do të thotë më pak mundësi për vendorët dhe shqiptarët të vendosim për veten. Ka rrezik shumë serioz që të huajt do te vendosin protektorat de facto e ndoshta edhe de jure mbi veriun. Politikat miopike dhe taktizuese në rastin më të keq te bëjnë Palestinë e në më të mirin Qipro. Në Uashington ka një idhnim me Kosovën që nuk e kam parë kurrë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka bërë me dije se Kosova duhet të ulet me Amerikën dhe t’i diskutojë disa gjera.

“Duhet të ulemi me Amerikën dhe pasi të sqarohen disa gjëra të vazhdojmë bashkë me Amerikën si aleatë. Vuçiqi dhe Serbia duhet të bëhen fokusi kryesor sepse ata janë problemi që Amerika po do ta zgjidhë”, ka shkruar Lushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtegtime nëpër Atdhe (CCXLIII) Shkruan: Berat Luzha Padyshim, Prizreni është…